Jennifer Lopez tregon se si mësoi ta donte veten dhe kjo është këshilla që u jep gjithmonë fëmijëve

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez tregon se si mësoi ta donte veten dhe kjo është këshilla që u jep gjithmonë fëmijëve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:53
Jennifer Lopez

“Me terapi psikologjike kam fituar vetëbesimin”. Ka qenë kjo një frazë e Jennifer lopez, gjatë episodit të parë të serive të “YouTube”, “Coach Conversations”, përballë Jay Shetty.

“Mbaj mend fillimet e mia me terapi psikologjike: Isha drejt fundit të të tridhjetave dhe po trajtonim temën e dashurisë për veten.

Në atë kohë isha shumë e bindur se e doja dhe e respektoja veten, por fatkeqësisht gjithçka në marrëdhëniet e mia personale më bëri të kuptoja të kundërtën.

Image

Kam mësuar dhe po mësoj shumë gjëra për vetëvlerësimin dhe dashurinë”,- rrëfeu aktorja dhe këngëtarja, e cila në korrik mbush plot 52 vjeç.

Në lidhje me karrierën e saj, Jennifer komenton shprehjen “rikrijimi i vetvetes”.

“Njerëzit gjithmonë përdorin fraza të tilla si: ‘oh, ai po rikrijon veten e tij. Është një shpikje’. Nuk më pëlqen kjo fjalë. Unë nuk po shpik, duke u përpjekur të jem diçka ndryshe ose duke u përpjekur t’i mashtroj njerëzit në diçka të re. Është një evolucion”.

Image

Artistja zbuloi edhe se si i inkurajon fëmijët e saj të duan njëri-tjetrin dhe si të bëhen ata që duan duke u përpjekur.

“Ua them gjithmonë fëmijëve të mi: ‘Ajo që ju thoni dhe çfarë mendoni për veten tuaj, bëhet realiteti juaj’”,- tha Jennifer lopez.

“Nëse po i thoni vetes ‘unë jam një dështak’, atëherë do të jeni një dështak.Çfarëdo që të jetë, nëse ia thoni vetes, do të shfaqet vetë.

Unë vërtetë besoj se secili prej nesh është arkitekti i jetës së tij. Jo vetëm me veprimet tona dhe gjërat që bëjmë, por me gjërat që mendojmë dhe me fjalimet tona”,- përfundoi aktorja, e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës Emme Anthony dhe djalit, Maximilian David Muniz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat