Dj Sardi ndan momente të ëmbla me vajzën e zemrës së tij!

Bota e Yjeve

Dj Sardi ndan momente të ëmbla me vajzën e zemrës së tij!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:47
Dj Sardi dhe partnerja e tij

Dj Sardi na e ka prezantuar prej kohësh bukuroshen bionde me sy të shkruar që i ka rrëmbyer zemrën. Ata të dy janë fejuar me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Dj i ftuar para disa kohësh në “Ftesë në 5”.

Më vonë në “Shiko kush luan” Sardi zbuloi më në fund emrin e partneres së tij, sepse deri vonë kishte arritur ta mbante sekret më së miri. Dj tregoi se e dashura e tij quhet Jonisa, por tha se dashurinë me të nuk e ka celebruar ende me martesë.

Ndërkohë kur u pyet se përse zgjodhi pikërishta atë, duke qenë se ai ka pasur lidhje dashurie edhe me shumë vajza të njohura, Sardi u shpreh: “Ishte e duhura”. Nga 1-10, ai tha se Jonisa arrin deri tek 5 për xhelozi, ndërsa Sardi pak më shumë, 5.5.

Dj shprehu hapur dëshirën për t’u bërë me një fëmijë, duke thënë “Avash avash, pse jo”.

“Do ta bëj gjithmonë të lumtur, do e dua shumë dhe nuk do e mërzis kurrë”,- i premtoi ai publikisht partneres, me të cilën ndau në fundvit kartolinën e bukur të festave të tij.

Në një postim në Instagram, Sardi publikoi një pozë të ëmbël me Jonisën, teksa kanë pritur së bashku 1 janarin e vitit 2021 si dy zogj të dashuruar, ndërsa foton e shoqëron me shprehjen “Besoji magjisë së fillimeve të reja!”

Fotot e tyre vijnë rrallë e për mall, ndërsa disa minuta më parë Sardi na kënaqi sytë me një pozë të dy zogjve të dashuruar, të cilët duket se kalojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Partnerja e tij Jonisa ka ndryshuar look, ndaj Dj prezantoi Instagramin me pamjen e re të partneres.

“Me kokëkuqen”- shkroi Sardi krahas fotos që na ëmbëlsoi ditën.

Image
Dj Sardi dhe partnerja e tij
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat