Andi zhduk çdo gjurmë të “lidhjes së dashurisë” me Tean

Bota e Yjeve

Andi zhduk çdo gjurmë të “lidhjes së dashurisë” me Tean

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:15
Tea dhe Andi

Mashtrimi i lidhjes së Teas dhe Andit doli zbuuar dy ditë më parë, kur në rrjete sociale filluan të shpërndaheshin me shpejtësi fotot e Teas duke u puthur me Beart Rexhepin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Ndjekësit e programit, që kishin besuar se dashuria mes Andit dhe Teas ishte i vërtetë, reagun të revoltuar pas kësaj ngjarje. Askush nuk e kishte menduar se dy konkurrentët që dolën pak javë më parë çift nga “Për’puthen” kishin aktruar aq bukur, duke mashtruar miliona teleshikues.

Madje për ta bërë sa më të besueshme “historinë e tyre të dashurisë”, Tea dhe Andi publikuan në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin para se të largoheshin nga programi. Këto foto asokohe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre, që kishin pritur prej kohësh diçka të tillë. Mirëpo pasi u zbulua se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej, ishin sërish ndjekësit ata që kërkuan që minimalisht Andi dhe Tea të fshinin këto foto nga profilet e tyre.

Andi duket se i ka dëgjuar ndjekësit dhe ka fshirë nga profili foton e vetme që kishte me Tean.

Ndërsa kjo e fundit, edhe pse është në lidhje me Beartin, vazhdon ende të ketë fotot me Andin.

Nga ana tjetër Tea dhe Andi ndiqen ende me njëri-tjetrin në Instagram, që do të thotë se ata do të mbeten miq të mirë edhe pas gjithë kësaj zhurme.

Image
Insta

Andi tregoi se në fakt të dy ata ishin në dijeni të kësaj historie, por kanë qenë të detyruar të heshtnin për shkak të kontratës që kishin lidhur me programin.

Mirëpo më pas këtë deklaratë të tij, Andi e fshiu nga Instagrami, ende pa u bërë 24 orë, pa treguar se çfarë e shtyu të ndërmerrte këtë veprim.

Image
Instagrami
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat