Adele në albumin e ri nuk do të fokusohet në ndarjen me Simon Konecki

Bota e Yjeve

Adele në albumin e ri nuk do të fokusohet në ndarjen me Simon Konecki

Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:07
Adele

Këngëtarja e njohur, Adele, së shpejti do të sjellë në treg albumin e ri.

Përkundër ndarjes me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, ajo ka zgjedhur që të mos e vë në pah këtë problem në këngët e saj.

Edhe më parë është përfolur se albumi do të lansohet në vitin 2021, i cili do të jetë i pari që nga gjashtë vite.

Image

Një burim për The Sun ka thënë: “Ndarja i ka ndihmuar Adele që të bëjë disa këngë, të cilat janë nga më të ndryshmet”.

“Që të dy e dinë se djali i tyre, Angelo, duhet të jetë i sigurt, andaj artistja  nuk do të këndojë sa i përket marrëdhënies me Simon”.

Po ashtu thuhet se prodhimtaria e saj tashmë do të tingëllojë më ndryshe se sa jemi mësuar, me të gjitha projektet e mëparshme.

Image

Ndërkaq, divorci me Konecki do t’i duhet asaj të ndajë 140 milionë funte, përfshirë të gjitha pasuritë që ka. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat