Pas Isli Islamit, edhe Ori Nebijaj infektohet me Covid-19! Ja gjendja e saj shëndetësore

Bota e Yjeve

Pas Isli Islamit, edhe Ori Nebijaj infektohet me Covid-19! Ja gjendja e saj shëndetësore

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:34
Ori Nebijaj

Disa javë më parë, Isli Islami u infektua me Covid-19 e këtë e tregoi edhe kolegia e tij, Ori Nebijaj, e cila i dërgoi në shtëpi byrek të përgatitur nga mamaja e saj.

Mirëpo sot ishte Isli ai që njoftoi se moderatorja është infektuar me koronavirus.

Gjatë një bisede që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Islami zbuloi se pas infektimit, Ori është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse tek 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ‘Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebijaj, që tregonte për simptomat që kishte.

Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid. Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha, duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, – u shpreh moderatori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat