“Nuk mund ta besoj sa shpejt fluturon koha”- Iggy Azalea ndan foto të papublikuara më parë me djalin e saj

Bota e Yjeve

“Nuk mund ta besoj sa shpejt fluturon koha”- Iggy Azalea ndan foto të papublikuara më parë me djalin e saj

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Iggy Azalea me djalin

Iggy Azalea ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto të papublikuara më parë të djalit të saj, Onyx, teksa reflekton se sa shpejt kalon koha.

Artistja 30-vjeçare nga Australia duket se është bërë nostalgjike, prandaj publikoi fotot e realizuar në vitin 2020, përfshirë edhe një me barkun e rrumbullakosur, shkruan “Mirror”.

Krahas postimit të bukur, ajo shkroi edhe një mesazh prekës, teksa reflekton se sa shpejt po rritet djali i saj.

Image“Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj se sa shpejt fluturon koha. Deri dje ishe një top i vockël në krahët e mi. Të dua përgjithmonë, në të gjitha mënyrat”, shkroi reperja.

Azalea i habiti të gjithë kur zbuloi në Instagram se ishte bërë nënë për herë të parë dhe se kishte sjellë në jetë një djalë.

Vogëlushi Onyx lindi si fryt i romancës mes saj dhe ish-partnerit Playboi Carti. Ata u takuan në 2018-ën dhe tre muaj pas lindjes vendosën të jetonin bashkë.

Por tetorin e 2019-ës i dhanë fund lidhjes, teksa Azalea sqaroi fansat se pavarësisht ndarjes, Carti do të ishte i përfshirë në jetën e Onyx-it.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat