Dalin pamje të Rita Orës në Australi, do të rrijë e izoluar për 14 ditë

Bota e Yjeve

Dalin pamje të Rita Orës në Australi, do të rrijë e izoluar për 14 ditë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Rita Ora

Rita Ora, këngëtarja me prejardhje shqiptare, përkundër presionit të mediave, po respekton agjendën e saj.

Ajo tashmë ka mbërritur në Australi, pasi do të marrë pjesë në shfaqjen e njohur, “The Voice”, shkruan Daily Mail.

Përkundër izolimit në Angli, Rita ka zgjedhur që të udhëtojë, ndërsa është fotografuar derisa dilte nga aeroporti.

Pamjet e publikuara shfaqin artisten me një veshje interesante, derisa përmes kapelës dhe maskës mbrojtëse mezi njihet.

Po ashtu, ajo është parë me disa valixhe, teksa në mbërritjen e saj sigurimi i ndihmonte që t’i barte.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat