A do largohet nga muzika? Rrëfehet Ermal Fejzullahu: Ja kush është femra më e bukur shqiptare

Bota e Yjeve

A do largohet nga muzika? Rrëfehet Ermal Fejzullahu: Ja kush është femra më e bukur shqiptare

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:27
Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejzullahu si rrallë herë ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale.

Teksa u pyet nga ndjekësit, Ermal Fejzullahu u shpreh se nuk e ka menduar asnjëherë që të heqë dorë nga muzika për një profesion tjetër.

‘A ke menduar ndonjëherë të largohesh nga muzika dhe të merresh me biznes tjetër,’- e pyeti një prej fansave.

‘Hmm se kam menduar asnjëherë’– u përgjigj këngëtari.

Teksa ndjekësit ishin kuriozë të dinin se kush është sipas Ermal Fjezullahut, femra më e bukur shqiptare, ai përmendi emrin nënës së tij: ‘Nera Fejzullahu!’

Këngëtari pranoi se i ati, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, nuk e ka rrahur asnjëherë ndërsa e ëma çdo ditë.

‘Babi jo, asnjëherë, po bashkëshortja e tij, mami im çdo ditë,’- shkroi ai, teksa shoqëroi përgjigjen me emoji duke qeshur me lot.

Ermal Fejzullahu foli edhe për kilet e tepërta, teksa këshilloi ndjekësit të mos kenë komplekse për trupin e tyre.

‘Ne që jemi të mbushur, kur shikojmë të njerëzit e dobët themi vetëm kockat i kanë mbetur,’- i shkroi një prej fansave.

Ndërsa këngëtari iu përgjigj: ‘Nuk mendoj asgjë të them të drejtën. Larg komplekseve. Kilogramët e mi i mbaj unë në trupin tim, askujt nuk i vjen rëndë.’

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat