Arbana Osmani zbulon problemin e madh pas lindjes së Diellit

Bota e Yjeve

Arbana Osmani zbulon problemin e madh pas lindjes së Diellit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:07
Arbana Osmani me djalin

Në muajin tetor të vitit të shkuar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, kishin treguar prej kohësh se dëshironin t’i vendosnin një emër shqiptar, ndaj zgjodhën pikërisht emrin Diell.

Që pas ardhjes në jetë të Diellit, jeta e Arbanës ka ndryshuar plotësisht dhe disa nga “pasojat” e lindjes së dytë ajo ka nisur t’i ndjejë tani. Ditën e sotme moderatorja ka zbuluar se ka humbur shumë flokë dhe është shprehur se i ka rënë akoma më shumë se sa pas lindjes së Jonit. Kështu ajo ju ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj, të cilët kanë nxituar menjëherë t’i tregojnë maska kundër rënies së flokëve.

Mirëpo Arbana është shprehur se ajo nuk përdor kurrë kura popullore dhe se për çdo problem të sajin zgjedh produktet farmaceutike. Moderatorja ka treguar se ajo nuk mund të marrë çdolloj produkti, sepse vazhdon të ushqejë Diellin me qumësht gjiri dhe se do të ketë kujdes me gjithçka që do të marrë kundër rënies së flokëve.

Image
Insta

Rënia e flokëve pas lindjes është diçka e zakonshme, sepse bie niveli i estrogjenit dhe shumë më tepër fije kalojnë në fazën e qetësisë, që do të thotë se nuk vazhdojnë të rriten dhe bien pak a shumë në të njëjtën kohë. Rënia e flokëve zakonisht ndodh rreth 12 javë pas lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat