Pse zgjodhën emrin Poem Blu dhe a është në planet e afërta një fëmijë tjetër, Sara Hoxha përgjigjet për të gjitha

Bota e Yjeve

Pse zgjodhën emrin Poem Blu dhe a është në planet e afërta një fëmijë tjetër, Sara Hoxha përgjigjet për të gjitha

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Sara Hoxha dhe Poem Blu Vula

Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë emocionet e të qenit prind për herë të parë.

Dyshja u bekua me një vajzë vitin e kaluar, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

Mirëpo, ky emër i veçantë i ka bërë të gjithë ndjekësit kuriozë të dinë se ç’kuptim ka dhe si çifti e përzgjodhi atë për vogëlushen.

Image

Sara zgjodhi që të na shuajë kureshtjen të gjithëve mbrëmë. Ajo ka treguar se në fakt, këtë emër nuk e ka menduar as ajo e as Ledri, por ka qenë sugjerim i një ndjekëseje.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falënderoj nga zemra”, zbuloi Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

Image

Ndër të tjera, Hoxha zbuloi se Poem e ka lindur vetë dhe se procesi ka zgjatur shumë. E vogla ushqehet me qumësht gjiri.

“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të edukuara lidhur me këtë çështje”, shkroi Sara.

Nuk mungoi as pyetja për një vëlla apo motër për Poem Blu, së cilës Sara iu përgjigj:

“Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë, se është akoma herët. Dhe ta shijojmë dhe pak Poem mirë e mirë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat