Fjoralba Ponari shpërthen e revoltuar pas ngjarjeve të ditëve të fundit

Bota e Yjeve

Fjoralba Ponari shpërthen e revoltuar pas ngjarjeve të ditëve të fundit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Fjoralba Ponari

Trekëndëshi i dashurisë Andi-Tea-Beart, ja ka kaluar për famë edhe trekëndëshit të Bermudës. Ata kanë qenë kryefjala në çdo media, kryesisht për shkak të interesit në masë të lexuesve shqiptarë.

Duke ju kushtuar rëndësi kaq të madhe historisë së tyre të mashtrimit, disa nga ngjarjet kryesore të kësaj jave janë lënë në hije dhe askush nuk është tronditur për disa fenomene më shqetësuese në shoqëri se sa dashuritë dhe lojërat mes disa të rinjve.

Për këtë arsye edhe Fjoralba Ponari ka reaguar e revoltuar në adresën e saj në Instagram. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Fjoralbën se çfarë mendon për çështjen Tea-Beart dhe ajo i ka kthyer një përgjigje me vend dhe me një mesazh të fortë.

Moderatorja shprehet se fatkeqësisht shoqëria shqiptare është shumë hipokrite, sepse sot i kushton më shumë rëndësi disa personave krejtësisht të panjohur dhe harron të flasë për çështje më madhore, si përdhunimi i një të moshuare nga nipi i saj, që kanë tronditur realisht themelet e shoqërisë sonë.

“Mendoj që shoqëria shqiptare është hipokrite! Shoqëri pa gjak, që përqëndron gjithë energjitë e mllefin e saj për të ndëshkuar 2 individë që nesër as do mbahen mend, e që zgjedh të mbyll sy e vesh para ndodhive të ditëve të fundit siç ishte përdhunimi i një 89-vjeçareje dhe dhunës makabre fizike të një 3-vjeçareje. Ja këtë mendoj!”, shkruan Fjoralba në Instagram.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat