“S’më lë të pi as kafe”

Bota e Yjeve

“S’më lë të pi as kafe”

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Eliona Pitarka

Aktorja e njohur Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë dhe këtë lajm të bukur na e ka treguar vetëm së fundmi.

Në rrjete sociale, Eliona ka treguar se po pret një vajzë dhe në rrjete sociale s’na i ka kursyer më pozat me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë.

Madje, bebushja e saj në bark po rritet aq shpejt dhe lëviz aq shumë, sa s’po e lë mami Elionën të pijë e qetë një kafe.

Në InstaStory, aktorja ka ndarë një video të dashurueshme të të voglës që i gjuan barkun, ndërsa krahas postimit shkruan:”Që tani nuk po më lë të pi asnjë kafe”.

Së fundmi, në një ‘mini-intervistë’ me ndjekësit e saj në Instagram, Eliona ka treguar gjithçka për shtatzëninë, martesën e partnerin misterioz.

Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin. Të dy e kanë pritur shumë të lumtur lajmin e shtatzënisë dhe të dy dëshironin të kishin vajzë. Bashkëshorti i saj nuk ka aspak lidhje me televizionin dhe bën një punë tjetër.

Gjithashtu, Eliona shtoi se fëmija i saj mund të vijë në jetë në muajin mars dhe tashmë çifti po ndërton një shtëpi të re, e cila do të përfundojë në shkurt.

Eliona ka shtuar 11 kilogramë gjatë shtatzënisë dhe pranoi se fillimisht i trembej ndryshimeve të trupit të saj. Mirëpo, gjithçka kishte ndryshuar kur ajo ndjeu për herë të parë vogëlushen të lëvizte në barkun e saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat