Tina Fey dhe Amy Pohler do të prezantojnë “Golden Globes 2021” nga vende të ndryshme për shkak të situatës me COVID-19

Bota e Yjeve

Tina Fey dhe Amy Pohler do të prezantojnë “Golden Globes 2021” nga vende të ndryshme për shkak të situatës me COVID-19

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Tina Fey dhe Amy Pohler

Tina Fey dhe Amy Pohler do të prezantojnë “Golden Globes 2021” së bashku nga anët e kundërta të vendit mes pandemisë së coronavirusit.

Edicioni i radhës i “Golden Globes” për herë të parë, do të mbahet në një mënyrë më ndryshe.

Megjithëse detajet ende duhet të përpunohen, Fey do të shfaqet drejtpërdrejt në New York ndërsa Poehler nga Beverly Hills, Kaliforni.

Image

 

‘Hollywood Foreign Press Association’ shpalli planin e guximshëm të martën duke theksuar se është një përpjekje e mëtejshme për të mbajtur të sigurt prezantuesit dhe marrësit e çmimeve gjatë pandemisë.

Fey dhe Poehler, të cilët kanë mirëpritur “Golden Globes” së bashku në të kaluarën, janë përzgjedhur edhe këtë herë.

Megjithatë, ato do të detyrohen ta bëjnë këtë pa u shfaqur në të njëjtën skenë së bashku.

Fey do të presë nga Rainbow Room në New York, gjersa Poehler do të jetë në shtëpinë e zakonshme të Globes në Beverly Hills.

Pritet që të nominuarit po ashtu të shfaqen nga vendet e ndryshme përreth botës.

Siç qëndron, ceremonia tashmë është ndikuar shumë nga pandemia e COVID-19.

Në qershor, ‘Hollywood Foreign Press Association’ njoftoi se po shtynte ceremoninë për gati dy muaj.

“Golden Globes” janë planifikuar të mbahen më 28 shkurt.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat