Arbana Osmani në udhëtimin e saj të parë pa fëmijët me nostalgji udhëtimesh të largëta

Bota e Yjeve

Arbana Osmani në udhëtimin e saj të parë pa fëmijët me nostalgji udhëtimesh të largëta

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Arbana Osmani

Arbana Osmani ka realizuar një tjetër intervistë virtuale me fansat e saj, këtë herë me temë udhëtimet. Ajo ka rrëfyer se po udhëton drejt Prishtinës për një xhirim dhe ndihet shumë fajtore që la fëmijët në shtëpi.

“Kam emocione mikse. Ndihem fajtore si nënë, gëzohem që do takoj miq të vjetër, e dua punën time, sërish ndihem fajtore si nënë. Sa shumë na mungojnë udhëtimet”, u shpreh ajo.

Më tej Arbana i përgjigjet një fansi për atë që i mungon më shumë nga udhëtimet dhe ne e kuptojmë kaq shumë përgjigjen e saj, ku ndër të tjera rendit: ndjenjën e lirisë, shkëputjen nga rutina, vonesat për në aeroport dhe t’i tregoj Jonit vende të reja.

Ndërsa për vendin ku do donte të shkonte me dy fëmijët janë Maldivet. “Me Jonin që ka mësuar notin dhe Diellin që e ka qejf ujin, shpresoj në një vend si ky”, shkruan gazetarja.

Sa shumë e kuptojmë ndjesinë e saj të mallit për pushime dhe qetësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat