Do bëhen prindër së shpejti, Eliona Pitarka thyen “rregullin”, na prezanton për herë të parë me bashkëshortin

Bota e Yjeve

Do bëhen prindër së shpejti, Eliona Pitarka thyen “rregullin”, na prezanton për herë të parë me bashkëshortin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:47
Eliona Pitarka

Aktorja e njohur e humorit Eliona Pitarka ka thyer “rregullin’ e saj për të mbajtur të fshehtë identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Eliona Pitarka, e cila do bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ka vendosur që të prezantojë me ndjekësit bashkëshortin e saj.

Ajo publikoi një foto bardh e zi krah bashkëshortit, i cili e puth në ballë, por këtë herë pa i mbuluar imazhin.

Image

“Fluturat që ai më jepte u kthyen në këmbë të vogla”- shkroi aktorja krahas fotos së ëmbël.

E veshur vetëm me reçipeta, Eliona Pitarka vendosi në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Çifti janë në pritje të një vajze, që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Aktorja kishte vendosur që të mos e zbulonte kurrë imazhin e partnerit të saj dhe nuk dihet arsyeja përse e theu këtë “rregull”.

Image

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit rreth 2 javë më parë, ajo zbuloi se ishte martuar me babain e fëmijës së saj dhe janë në një marrëdhënie prej 3 vitesh e gjysmë.

Aktorja u shpreh se jetojnë së bashku dhe se partnerit i saj nuk ka lidhje me televizionin, madje as nuk e ka qejf.

Pyetjes nëse kalon kohë me partnerin gjatë ditës iu përgjigj: “Ne jetojmë bashkë, të dy jemi në punë por sigurisht që shumicën e kohës pas pune e kalojmë bashkë”.

Aktorja tregoi se po hyn në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe se emrin e vajzës nuk e ka vendosur ende, pasi do jetë një zgjedhje e bashkëshortit të saj.

Ndërsa zbuloi se deri tani nga shtatzënia ka shtuar 11 kilogramë.

“Deri tani kam marrë 11 kg dhe jam në muajin e 8-të. Babai i bebit ka kërkuar ta gjejë vetë emrin, kështu që po pres nga ai, pasi nuk e ka gjetur ende,”– shkroi Eliona Pitarka.

Ajo tha se dëshiron ta sjellë në jetë fëmijën me lindje natyrale dhe se mendon që është gati për tu bërë nënë.

Image

“Dashti Zoti do e lind me lindje natyrale. Mendoj se jam gati për tu bërë nënë. Edhe pse kam pasiguri nëse do jem e mirë mjaftueshëm, përsëri është normale, çdo gjë mësohet me kohë,”– u shpreh aktorja.

Gjithashtu, tregoi edhe nëse e kishte problem që shtatzënia do i prishte trupin.

“E di kur e kisha? Vetëm javët e para… por kur bebi ka filluar të lëvizë brenda meje çdo frikë e mija u venit. Ajo që po krijon trupi im është një mrekulli, nuk e vras mendjen fare për trupin, por vetëm për bebushen që po rritet brenda meje. Ajo është kryesorja,”– përfundoi Eliona Pitarka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat