Morena Taraku me poza atraktive para pasqyrës, merr vëmendjen teksa fokuson të pasmet

Bota e Yjeve

Morena Taraku me poza atraktive para pasqyrës, merr vëmendjen teksa fokuson të pasmet

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Morena Taraku

Bukuroshja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Ajo do të vijë në një bashkëpunim me reperin gjilanas Fero, në një këngë e cila pritet të publikohet gjatë këtij muaji.

Morena ndërkohë vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, bukuroshja Taraku ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit, ku shihet në dhomën e saj të veshjes.

Në një nga imazhet e publikuara në InstaStory, këngëtarja dhe modelja i ka provokuar fansat e saj duke vënë në fokus të pasmet, ndërsa pozonte me gjuhën jashtme.

Image

Pranë saj ndodhej edhe një arush lodër, të cilin ajo e ka vendosur edhe si emoji në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Morena përndryshe prej kohësh ndan një jetë mes Kosovës dhe Turqisë, ndonëse në pjesën më të madhe të kohës jeton në Stamboll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat