Bora Zemani nuk i shpëton koronavirusit, ja kush do e zërë vendin e saj në “Për’puthen” deri në shërim

Bota e Yjeve

Bora Zemani nuk i shpëton koronavirusit, ja kush do e zërë vendin e saj në “Për’puthen” deri në shërim

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Bora Zemani

Bora Zemani nuk i ka shpëtuar koronavirusit dhe për këtë arsye ditën e sotme u detyrua të mungonte në studion e “Për’puthen”. Lajmin e bëri të ditur Arjan Konomi, i cili u shpreh se Bora nuk do të jetë e pranishme për disa ditë dhe i uroi shërim të shpejtë.

Edhe autorja e emisionit OlsaMuhameti ka publikuar këtë pjesë në Instagram dhe ka shkruar: “Na mori malli që sot. Të shkuara!”.

“Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizion”, i është përgjigjur Bora.

Mirëpo çfarë do të ndodhë me rolin e moderatores? Ditën e sotme vendin e saj e zuri, Ana Kauri. Madje Arjan Konomi e ngacmoi duke e pyetur se si i duken djemtë nga syri i moderatores. Ajo u shpreh se i duken të strukur, ndërkohë që provën si moderatorë e kaloi shumë mirë, duke qenë se kjo ishte eksperienca e saj e parë në këtë pozicion.

Mirëpo Ana nuk do të jetë e vetmja që do të marrë rolin e prezantueses këto ditë, sepse edhe vajzat do të marrin drejtimin në ditët në vazhdim. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që secila prej tyre të provojë veten përtej pozicionit të konkurrentes nga karrigia. Nga ana tjetër nuk dihet se sa do të zgjasë kjo periudhë, duke qenë se infektimin me koronavirus nuk e përjetojnë të gjithë njësoj.

Image
Ana Kauri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat