Pas Ellen DeGeneres, edhe playboy i famshëm italian publikon video me “freestyle-n” viral të Don Xhonit

Bota e Yjeve

Pas Ellen DeGeneres, edhe playboy i famshëm italian publikon video me “freestyle-n” viral të Don Xhonit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Gianluca Vacchi

Pak javë më parë, “freestyle” i famshëm i Don Xhonit u publikua në faqen e “Ellen Tv Show”, e cila i përket moderatores së njohur, Ellen DeGeneres.

Ky “freestyle” është përdorur edhe nga qindra mijëra përdorues në videot që realizojnë në “TikTok”, duke u bërë viral në rrjet.

Së fundmi, miliarderi dhe playboy i famshëm italian, Gianluca Vacchi, ka përdorur pikërisht këtë melodi në sfond të videos që publikoi fillimisht në “TikTok”, e më pas edhe në Instagram-in e tij”.

Ai shfaqet duke kërcyer pranë veturës së tij luksoze “Royce Rolls”.

Dj i famshëm ndiqet nga afro 20 milion njerëz në Instagram dhe është një emër mjaft i lakuar edhe në shtypin rozë.

Pak muaj më parë, ai dhe e dashura e tij 28 vite më e re, u bënë prindër për herë të parë, pasi në jetë erdhi një vajzë që e pagëzuan me emrin Blu Jerusalema Vacchi.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat