Poston foton e ngrohtë me gjyshen, Besi zbulon çfarë i kërkoi Ija më pas

Bota e Yjeve

Poston foton e ngrohtë me gjyshen, Besi zbulon çfarë i kërkoi Ija më pas

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Bes Kallaku dhe Ija

Që në fillimet e tij, Bes Kallaku, ka zbuluar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen e tij, Ija. Madje kjo e fundit tashmë është kthyer në një nga gjyshet më të njohura për publikun shqiptar.

Aktori i humorit poston herë pas here në rrjetet sociale fotografi me personin më të dashur për të. Një ditë më parë, Kallaku ka shkuar për ta vizituar në Bubq, dhe në oborrin e shtëpisë ka zgjedhur të realizojë një foto të bukur me gjyshen e tij.

Besi shihet duke i dhuruar Ijes një puthje të ngrohtë në ballë, teksa ajo buzëqesh.

“Bëje foton edhe futu të çash drutë tani të keqen Nëna!”, ka shkruar aktori i njohur krahas fotos, në sfondin e së cilës duken drunjtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat