Ylli i “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy me ide të reja për sezonin e dytë

Bota e Yjeve

Ylli i “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy me ide të reja për sezonin e dytë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:59
Anya Taylor-Joy

Seriali “The Queen’s Gambit”gjatë vitit që lamë pas theu rekorde të shumta.

Edhe pse ende nuk janë bërë plane për sezonin e dytë, ylli i serialit, Anya Taylor-Joy, ka ofruar ide të shumta,

Në prodhimtari ajo njihet si Beth Harmon, një lojtare e shahut, e cila lundron në aftësitë e saj me pilula dhe alkool.

Image

Duke folur për Deadline ajo është shprehur se ka ide për sezonin e dytë, ani pse ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë.

“Do të ishte shumë mirë të shihnim se si është Beth sikur nënë, tani që ajo është e kthjellët, duke tentuar t’i largojë të këqijat nga vetja”, është shprehur ajo.

Tutje Joy shtoi: “Është e mrekullueshme të shohësh se si njerëzit dëshirojnë një sezon të dytë, sepse ne kurrë nuk e kemi menduar këtë”.

Vlen të përmendet se aktorja është nominuar këtë javë në ‘Golden Globes’, ‘SAG’ dhe ‘Critics’ Choice Awards”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat