Enca bën lëmsh rrjetin me foton e fundit

Bota e Yjeve

Enca bën lëmsh rrjetin me foton e fundit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 00:47
Enca

Enca është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Ajo merr gjithmonë vëmendjen me pozat atraktive që ndan shpeshherë në rrjete sociale, por gjithashtu dhe për jetën personale. Edhe pse është përfolur shumë, ajo është treguar shumë hermetike përsa i përket jetës sentimentale.

Një ditë më parë, Enca hodhi poshtë thashethemet se është në një lidhje me një reper shqiptar. “Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”, iu përgjigj Enca pyetjes së një ndjekësi.

Sakaq, këngëtarja ka bërë lëmsh rrjetin pasi ka publikuar një foto me unazë në gisht. “Thashë PO”, ka shkruar Enca përkrah fotos së unazës. Pas kësaj, ajo ka dhënë dhe një shpjegim për kuptimin e unazës. “Thashë PO për të dashur veten time çdo ditë e më shumë! Derisa një ditë një burrë të më dojë mua akoma më shumë”, ka shkruar Enca.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat