19 vite pas ndarjes, fansat duan që Justin Timberlake t’i kërkojë publikisht falje Britney Spears

Bota e Yjeve

19 vite pas ndarjes, fansat duan që Justin Timberlake t’i kërkojë publikisht falje Britney Spears

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:31
Justin Timberlake

Dokumentari i “New York Times”, “Framing Britney” u publikua më 5 shkurt dhe pas kësaj, Justin Timberlake po përballet me reagime të ashpra për trajtimin e tij ndaj Britney Spears në të shkuarën.

Megjithëse dokumentari kishte për qëllim të eksploronte lëvizjen #FreeBritney, fansat u futën në një pjesë të dokumentarit që rishqyrtoi marrëdhënien e saj me Justin-in, që zgjati nga viti 1998 deri në 2002-shin, shkruan “Daily Mail”.

Pas një prej ndarjeve më dramatike në historinë e pop-it, reputacioni i Spears mori një goditje të madhe.

Image

Filmi diskuton se si Timberlake shtyu thashethemet që Spears e kishte tradhtuar dhe përgjigjja e publikut ishte e ashpër.

Në dokumentar thuhet se Timberlake e krijoi videoklipin e tij “Cry Me a River” në mënyrë të tillë që t’ia hidhte fajin Spears. Për fansat është trishtuese të dëgjosh Timberlake, viktima e supozuar, duke u tallur rreth marrëdhënieve seksuale me Spears në një intervistë radiofonike pas ndarjes të paraqitur në dokumentar. Prandaj njerëzit kërkojnë një ndjesë publike të Justin-it ndaj Britney-t.

Duhet të theksohet se në vitin 2006, plot katër vjet pas ndarjes së tyre, Timberlake publikoi hitin, “What Goes Around … Comes Around”, ndërsa Spears po luftonte publikisht me divorcin dhe problemet e saj me alkoolin.

Image

Fansat po reflektojnë gjithashtu për mënyrën se si u trajtua ylli i popit gjatë gjithë karrierës së saj, nga pyetjet e pandërprera nga shtypi për virgjërinë dhe trupin, deri te ngacmimet rreth ndarjes nga Timberlake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat