A do martohej me një femër të virgjër? Rrëfehet Fation Kuqari dhe zbulon të vërtetën e “lidhjes” me Trejsi Sejdinin: Kam shkuar me mbi 200 femra

Bota e Yjeve

A do martohej me një femër të virgjër? Rrëfehet Fation Kuqari dhe zbulon të vërtetën e “lidhjes” me Trejsi Sejdinin: Kam shkuar me mbi 200 femra

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:15
Fation Kuqari

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka treguar arsyen e largimit nga programi, duke thënë se “nuk po duronte dot më aty”.

Gjatë një interviste, ai u shpreh se në “emision po bëheshin intriga dhe se erdhi një moment ku duhej të vendoste të largohej ose të shkonte në studio me shkop”.

“Kisha që në dhjetor që doja të ikja me ngulm. Me ato gocat e kisha thënë që nuk do dilja më. Po bëhej një lloj intrige, konkurrentet me njëri-tjetrit. Po të bëhej një film Oskar, Shqipëria ia merr, po të bënin ata vetë, konkurrentët. erdhi një moment që ose do të tërhiqesha ose do merrja shkop me vete, por s’kisha vajtur aty për shkop, kështu që u tërhoqa”- tha Fation Kuqari, i ftuar në “EXPULS” në RTV Ora.

Image

Ish-konkurrenti foli për jetën e tij private duke u shprehur se ka pasur eksperienca me mbi 200 femra dhe se nuk e ka problem të martohet me një femër që nuk është e virgjër.

“Jo, nuk iki me këtë ide. Këto ia fusin kot, këto që thonë kështu, i marrin me shumë kilometra. Nuk dua të paragjykoj asnjë njeri, por nuk ka lidhje. Ka njerëz te fejuar,  të martuar më fëmijë, mund të ndahet, çfarë do të thotë kjo që është kur** se nuk është e virgjër? Nuk ka lidhje. Ka pas një eksperiencë, si ka ecur. Po ne ç’të bëjmë që kemi pas 200 eksperienca? Nuk iki fare me atë ide, të jetë njeri i mirë, të jetë brenda kornizave. Ndoshta mund të kem pasur edhe më shumë se 200 eksperienca (qesh). Jam në një moshë që mund te kem pasur eksperienca pa fund. Kjo thjesht na ka bërë më të matur”– tha ai.

Gjatë ditëve të fundit ai u përfol për një lidhje me ish-Missin, Trejsi Sejdini, por u shpreh se mes tyre nuk ka asgjë dhe janë vetëm miq.

Image

“Fifin dhe Trejsi Sejdinin i kam të dyja shumë mikesha…. (hesht). Unë të them dhe po dhe jo, ti prapë do dyshosh. Unë them i kam mikesha, mendo ç’të duash. Unë mund të them që e kam dhe të dashur ose grua, ose diçka tjetër, ti prapë do dyshosh. Unë them e kam mikeshë”– përfundoi Fation Kuqari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat