Rroba banje kokëposhtë, trendi i ri që pritet të pushtojë sezonin e verës

Bota e Yjeve

Rroba banje kokëposhtë, trendi i ri që pritet të pushtojë sezonin e verës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Familja Kardashians

Kendall, Kylie dhe Kourtney kanë zgjedhur të veshin rrobat banjat ‘kokëposhtë’.

Sezoni veror është pak muaj larg, ndërsa është filluar të mendohet për modelin e rrobve të banjove.

Motrat Kardashian tashmë janë duke kërcyer në trendet më të mëdha të rrobave banjave të pranverë/ verë 2021.

Javën e kaluar, Kim Kardashian kishte veshur rroba banje shumë të lezetshme me rripa kryq, të cilat do të jetë një nga modelet kryesore të sezonit të ardhshëm.

Tani, Kourtney Kardashian, Kylie dhe Kendall Jennerjanë duke pëlqyer një tjetër trend.

Këtë fundjavë, Kylie postoi në Instagram një video dhe foto që promovonte kremin e diellit nga Kylie Skin. Në shikim të parë, ju mund të shihni rroba banje të thjeshta në ngjyrë të kaltër. Por nëse i shikojmë më afër, pjesa e sipërme në të vërtetë duket sikur është e veshur përmbys.

Në fund të muajit të kaluar, Kourtney gjithashtu hyri në trendin e rroba banjove ‘kokëposhtë’ me këtë set të kuq të ndezur të cilin ajo ndau në Instagram me mbishkrimin “pak argëtim në diell”.

Ndryshe nga Kylie, Kourtney vendosi të kaloj shiritat edhe një herë para se t’i lidhë në pjesën e pasme të qafës së saj. E fundit, por jo më e rëndësishmja është Kendall, e cila në të vërtetë hyri në vajzat që ju bashkuan trendit të çuditshëm vitin e kaluar.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat