Flaka çdo ditë e më larg imazhit të dikurshëm

Bota e Yjeve

Flaka çdo ditë e më larg imazhit të dikurshëm

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:36
Flaka Krelani

Flaka Krelani ka ndryshuar, po nuk përbën më lajm, sepse është thënë e shkruar kaq e kaq herë.

Por në çdo foto të re që poston në faqen e saj, të  duket sikur po sheh një Flakë tjetër.

Nga flokët e zinj tek të verdhët, pastaj tek portokallitë, të kuqe, të gjata, të shkurtra, me onde, të drejta, pastaj tek gërshtat e vogla, tek balluket, fijet, vetullat e holla pastaj të trasha, pastaj të sfumuara fare.

Dhe nëse nuk sheh mirë se emri aty lart lexon Flaka Krelani, e mundësisht t’i kthehesh ca herë pa iu dhënë syve besim të plotë, nuk e dallon sot se cila është vajza kaq shumë ekstravagante që ndryshon nga njëra foto tek tjetra, që ka gjithmonë e më shumë tipare të theksuara, mollëza më të kërcyera, nofulla më të mprehta, buzë më të plota dhe rrallë shumë rrallë ndonjë buzëqeshje.

Bota e showbizit nuk tronditet më nga ndërhyrjet dhe ndryshimet e personazheve që e popullojnë, por ky e Flakës mund të jetë shndërrimi më i madh që mund të ketë pësuar një këngëtare që e kemi ndjekur që në shfaqjet e saj të para. Dhe nuk po di të ndalet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat