E gjithë zemra e Lorit në një foto

Bota e Yjeve

E gjithë zemra e Lorit në një foto

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:43
Lori Hoxha, Sara, Londoni dhe Romani

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka realizuar linjën e parë të veshjeve sportive me emrin e saj, në bashkëpunim me markën “Cohl’s”. Për të prezantuar koleksionin e ri, Lori nuk ka patur nevojë për modele, sepse modelët i ka në shtëpi. Ajo ka pozuar së bashku me Sarën, Londonin dhe Romanin duke e bërë akoma më të veçantë këtë koleksion.

“E gjithë zemra ime”-shkruan Lori krah fotos ku shfaqet me njerëzit e saj më të dashur, të veshur me koleksionin “LH x Cohls” e duke shijuar ëmbëlsirat.

Që nga Romani i vogël që si rrallëherë e shohim në rrjete sociale e deri tek Sara, të gjithë shfaqen duke pozuar si modelë.

Në një tjetër foto, Lori na tregon edhe prapaskenat, ku nuk kanë duruar dot e kanë nisur të konsumojnë ushqimet.

“Në habitatin tim”-shkruan Lori krah një fotoje ku na tregon si duket ajo jashtë pozave perfekte të Instagramit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat