Si për koicidencë, Dojna paska po aq vite diferencë me Vlashentin sa e ëma me të atin dhe gjyshja me gjyshin e saj

Bota e Yjeve

Si për koicidencë, Dojna paska po aq vite diferencë me Vlashentin sa e ëma me të atin dhe gjyshja me gjyshin e saj

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Dojna Mema, Vlashent Sata

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Herë pas here Dojna ka treguar për ndjekësit e saj në Instagram detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale dhe pjesa më e madhe e fansave kanë qenë kuriozë për të ditur më shumë mbi lidhjen me Satën. Gjatë kësaj bisedë, Dojna ka zbuluar se si për koicidencë me këngëtarin ka 8 vite diferencë, po aq sa nëna me babain e saj dhe gjyshi me gjyshen.

“Kam 8 vite diferencë. Po aq sa mami me babin dhe gjyshja me gjyshinn. E kemi genetike”, ka zbuluar moderatorja.

Ndërsa për sa i përket planeve për një fëmijë, Dojna është përgjigjur:

“Kam përshtypjen se nuk ka një moshë. Kur je gati, e ndjen. Megjithatë, ndodh kur të jetë e shkruar”.

Ajo ka zbuluar edhe një detaj, të cilin nuk e kemi ditur për gjithë këto kohë. Në momentin që ata kanë realizuar këngën “Copëzat” bashkë kanë pasur 1 vit lidhje dhe kjo ka qenë dhurata më e bukur që mund t’i bënin njëri-tjetrit për përvjetorin.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat