Flokë të prera shkurt, Vesa Luma duket yll me pamjen e re!

Bota e Yjeve

Flokë të prera shkurt, Vesa Luma duket yll me pamjen e re!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Vesa Luma

Nuk e dimë ç’e bëri të marrë këtë vendim, mirëpo Vesa Luma ka bërë sot një ndryshim të madh në pamjen e saj.

Këngëtarja ka vendosur të presë flokët dhe look-un e ri e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo i ka prerë flokët deri tek supet, ka prerë baluke dhe i ka lënë me onde naturale. Duket se Vesa e ka dashuruar pamjen e saj të re, teksa pret edhe mendimin e ndjekësve për këtë look.

“90s baby”- shkruan këngëtarja krahas fotos, duke iu referuar modelit të famshëm të flokëve në vitet ’90.

Jemi të bindur se ju ka munguar shumë në muzikë këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh është “arratisur” në Zelandën e Re dhe na dukej sikur na kishte lënë pas dore.

Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.

Fillimisht, ajo përjetoi një stres të madh me zhvendosjen në Zelandën e Re së bashku me partnerin dhe djalin e tyre, ndaj nuk ndihej e fokusuar për të sjellë projekte të reja.

Më vonë, pandemia Covid-19 bllokoi çdo plan dhe këngët e Vesës që ia kishte premtuar prej kohësh publikut, sërish u shtynë.

Mirëpo, premtimin s’e tret as dheri thonë, ndaj Vesa vonoi por nuk harroi!

Me postimin e fundit në InstaStory, ajo i ka bërë zemrat mal fansave të saj, teksa ka treguar se ndodhet në studio dhe po punon për projektin e saj të ri.

Image
Vesa Luma
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat