Lori apo Luana, kush duket më seksi me të njëjtën veshje?

Bota e Yjeve

Lori apo Luana, kush duket më seksi me të njëjtën veshje?

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 06:32
Luana Vjollca

Prej disa ditësh Luana ka treguar se ndodhet me pushime duke shijuar temperaturat e ngrohta, plazhet dhe pishinat, megjithatë ka preferuar që mos ta saktësojë vendin ku ndodhet.

Por nuk ka rreshtur së ndari foto të ndryshme, njëjtë si kjo e fundit ku shfaqet e veshur me ‘Versace’.

Ky kombinimin i pantallonave dhe bluzës së shkurtër i quajtur ‘Barocco Mosaic’ nga ‘Versace’ është i preferuar për mbrëmjet ku temperaturat janë të larta, pasi të njëjtin ‘look’ e ka zgjedhur edhe Lori Hoxha në pushimet e saj në vitin 2019.

Vajzat kanë bërë xing me të njëjtën veshje, megjithatë kjo nuk është hera e parë që personazhet e njohur qëllojnë me të njëjtën zgjedhje.

Me një kërkim të shpejtë në faqen e ‘Versace’ mund të shikoni dhe çmimin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat