“Shkëndijat u fikën, por u rindezën pas …”- Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj rrëfejnë si u njohën: Muzika na bëri të dashuroheshim

Bota e Yjeve

“Shkëndijat u fikën, por u rindezën pas …”- Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj rrëfejnë si u njohën: Muzika na bëri të dashuroheshim

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:03
Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj

Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Çifti i këngëtarë treguan se janë njohur rreth 8 vite më parë, në një festival ku Marsela Çibukaj ishte prezantuese ndërsa Vitmar Basha i ftuar.

Muzikanti rrëfeu se aty lindën shkëndijat e para mes tyre, por që u shuan, për tu rindezur vetëm tre vite më parë.

Vitmar Basha pranoi se ishte ai që i shkonte nga pas Marsela Çibukaj dhe e ngacmonte, derisa nisën një lidhje të bukur dashurie.

Ndërsa këngëtarja u shpreh se është muzika që i afroi dhe i bëri të dashuroheshin.

“Jemi njohur para 7-8 viteve. Marsela ishte prezantuese në një festival, unë isha i ftuar dhe aty u njohëm, ishin shkëndijat e para. U fik dhe u rindez para tre vitesh. Isha unë që e ‘gjuaja’ dhe e kërkoja. Nuk u ngacmuan para 8 vitesh, por e ngacmova unë para tre vitesh,”- rrëfeu Vitmar Basha në ‘ABC e Mëngjesit’.

Ndërsa partnerja e tij shtoi: “Muzika na ka afruar. Ne jemi njohur në ambiente televizive nëpërmjet muzikës. Ishte muzika që na bëri të dashuroheshim. Ishte një element me të cilin jam dashuruar e Vitmarin, ai ka këtë zë kumbues, bariton, goxha të veçantë. Këtë “gjuajtjen” e njëri-tjetrin e kemi bërë në lokalet ku performonim live, Vitmar vinte tek unë dhe unë shkoja tek ai, është bërë traditë. Ndërsa tani që ka rënë pandemia, s’ka më as lokale dhe as “gjuajte”, kjo ndodh nga dhoma në kuzhinë.”

Marsela Çibukaj se nisën bashkëjetesën me njëri-tjetrin menjëherë pasi u lidhën dhe kjo ishte një eksperiencë e re për të pasi nuk e kishte provuar më parë.

“Erdhi natyrshëm bashkëjetesa jonë, ka të bëjë edhe me moshën. Në fillim ishte problem përshtatja dhe vazhdon të jetë sepse secili prej nesh ka gjërat e tij. Vitmari ngrihet herët sepse ka punën, ndërsa unë më vonë, ky është problem se unë fle vonë dhe ai herët. Si çdo bashkëjetesë ka përplasjet dhe lezetin e vet. Për mua ishte eksperiencë e re sepse kisha vite që jetoja vetëm dhe s’kisha bashkëjetuar më parë,”- u shpreh ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat