Pasi bëri djemtë e “Për’puthen” të kërcejnë për të, Anës i ndodh e papritura

Bota e Yjeve

Pasi bëri djemtë e “Për’puthen” të kërcejnë për të, Anës i ndodh e papritura

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:31
Ana Lleshi

Ana Lleshi prej disa kohësh është përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”, pasi theu një nga rregullat kryesore. Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-konkurrentit, Ajroni, i cili i publikoi një fotografi ku shfaqeshin të shtrirë në shtrat.

Si pasojë, që të dy u përjashtuan nga reality show. Por Ana u rikthye edhe njëherë në studion e “Për’puthen”. Por kësaj radhe jo si konkurrente, por si moderatore, duke qenë se Bora Zemani ende nuk është rikthyer për shkak se ishte e infektuar Covid-19.

Gjatë moderimit, Ana nuk la pa ngacmuar djemtë në studio. Madje dy pre tyre, Rinianin dhe Andin, i bëri që edhe të kërcenin për të. Ndërsa pas kësaj puntate, Anës i ka ndodhur e papritura në rrjetet sociale.

Ajo ka zbuluar se ka marrë shumë dashuri nga fansat e saj të shumtë. Ana shton se një gjë të tillë nuk e kishte pritur aspak. Ajo nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë, pasi e kanë pranuar ashtu siç është, me të metat e gabimet e veta.

Ana Lleshi premtoi se këtë dashuri që ka marrë pre tyre, do mundohet që tua kthejë dhjetëfish.

Image
Për’puthen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat