Jonida Maliqi ndahet nga Romeo Veshaj, këngëtarja: Ky Shën Valentin më gjen single

Bota e Yjeve

Jonida Maliqi ndahet nga Romeo Veshaj, këngëtarja: Ky Shën Valentin më gjen single

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:51
Jonida Maliqi

Në episodin e kësaj të shtune në emisionin ‘Jonida’s room’ në Vizion Plus, Jonida Maliqi i ka lënë të gjithë pa fjalë kur deklaroi se ky Shën Valentin e gjen single, duke konfirmuar kështu ndarjen nga aktori Romeo Veshaj. Këtë deklaratë Jonida Maliqi e bëri teksa e ftuara e saj Kleoniki Delijorgji do t’i lexonte letrat këngëtares, e cila kërkoi të dinte më shumë për dashurinë.

“Mua smë pëlqen shumë kjo festë sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi, teksa Kleoniki Delijorgji konfirmoi gjithashtu se edhe atë vetë ky Shën Valentin e gjen single.

Teksa vijoi me leximin e letrave për dashurinë Kleoniki Delijorgji zbuloi gjithashtu se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë, si dhe konfirmoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka patur.

Image

” Po ti duhet të falësh dikë.  Sepse kështu vetëm vetes  tënde  i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën,t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. 

Image

Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim” je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe ti bësh gjërat e qarta me veten se cfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat