Kendall Jenner ka probleme me vetëbesimin, edhe me këtë trup “wow”!

Bota e Yjeve

Kendall Jenner ka probleme me vetëbesimin, edhe me këtë trup “wow”!

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:21
Kendall Jenner

Fotot e fundit në rrjet të modeles së njohur, Kendall Jenner kanë sjellë një lumë reagimesh. Dhe nëse të gjithë po prisni të lexoni se ndjekësit kanë vërshuar për ta replikuar apo diçka të ngjashme, atëherë po ju themi se ka ndodhur krejt e kundërta.

25-vjeçarja publikoi një video dhe 2 foto me të brendshme të kuqe në të cilat ranë në sy format e saj fizike dhe eleganca e theksuar. Kaq mjaftoi që disa prej fansave ta komplimentonin e madje të nisnin krahasimet me veten, duke theksuar se nëse do të ngjasonin si ajo do t’i zgjidheshin të gjitha problemet.

“Jam një vajzë me fat, vlerësoj çdo gjë që kam. Por dua t’ju tregoj se kam ditë të kqija gjithashtu dhe ju dëgjoj ju. Jeni të bukur ashtu siç jeni. Nuk është çdo gjë aq perfekte sa mund të duket ndonjëherë”, i ka kthyer përgjigje Kendall ndjekëses, duke motivuar shumë të tjerë.

Një tjetër fanse ka shkruar: “Vetëbesimi im pasi Kendall tha që dhe ajo ka ditë të kqija”. Modelja i ka kthyer sërish përgjigje në ‘Twitter’ duke shkruar: “Pooo mam”.

Epo çfarë t’ju themi më shumë? Për një dozë vetëbesimi më tepër, hidhini një sy kometeve të yllit të modës, Kendall Jenner. Edhe ajo ka ditë si të gjitha ne.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat