Beyonce thekson figurën trupore me minifund të kuq në mbrëmje romantike me Jay-Z

Bota e Yjeve

Beyonce thekson figurën trupore me minifund të kuq në mbrëmje romantike me Jay-Z

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Beyonce

Beyonce u shfaq e veshur me fustan të kuq prej lëkure, derisa përgatitej për një darkë romantike për Shën Valentin me Jay-Z.

Beyoncé ka qenë e zënë duke u përgatitur për të prezantuar linjën e saj të ardhshme Adidas x Ivy Park, shkruan Daily Mail.

Por fituesja 24 herë e Grammy është duke shijuar një kohë cilësore me familjen e saj, duke përfshirë një fundjavë pushimesh romantike.

Image

Ajo u shfaq joshëse në një minifund  të kuq prej lëkure të brendit Alessandra Rich, ndërsa përgatitej për një mbrëmje romantike të ditës së Shën Valentinit me burrin Jay-Z, duke ndarë disa imazhe në Instagram.

39-vjeçarja e kombinoi fundin me disa këpucë që përputhen me të dhe disa aksesorë ari.

Këngëtarja kishte veshur sipër një këmishë të bardhë, ndërsa në krah mbante një çantë të kuqe lëkure, mbushur me zinxhir argjendi.

Image

Këtë dukje ajo e plotësoi edhe me një palë syze të kuqe dhe vathë të mëdhenj. Beyonce ia përshtati dukjes edhe grimin.

Ylli i Lion King tregoi linjat e saj të famshme, derisa realizoi disa fotografi në shtëpim përpara se të nisej për në darkë me partnerin.

Image

Beyoncé më vonë u largua me Jay-Z, 51 vjeç, për një darkë romantike në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi në Santa Monica.

Ajo gjithashtu dha një vështrim të shkurtër të darkës së tyre, po ashtu solli edhe pamje nga befasia që iu bë me petale trëndafilash.

Image

Koleksioni i ri “Icy Park” përmban pjesë dimri të frymëzuara nga skitë, ndërsa lansohet më 19 shkurt dhe njëherësh është bashkëpunimi i tretë i saj me Adidas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat