Ledina Çelo shijon pushimet në Dubai, mahnit me linjat trupore në pozat me bikini

Bota e Yjeve

Ledina Çelo shijon pushimet në Dubai, mahnit me linjat trupore në pozat me bikini

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:53
Ledina Çelo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre kanë zgjedhur Dubain si destinacion për pushime, në këtë periudhë të ftohtë të dimrit.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft atraktive teksa ka pozuar me bikini.

Image

Në disa imazhe të reja, Çelo shfaqet duke shijuar rrezet e diellit, ndërsa vë në pah figurën trupore në një kostum të zi.

Përkundër faktit që i ka kaluar të 40-tat, këngëtarja e njohur duket mjaft vitale, teksa vë në pah linjat atraktive të trupit.

Image

Ledina është nënë e dy fëmijëve, dhe prej vitesh jeton me familjen në Fulda të Gjermanisë.

Ajo shënoi një rikthim në muzikë pak muaj më parë, kur së bashku me Majk Çelon publikuan këngën e tyre “C’est la vie”, e cila u prit mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat