“Ishte shumë frikësuese”- Supermodelja zbulon “tmerrin” që ka përjetuar kur i kërkonin të fotografohej topless në fillimet e karrierës së saj

Bota e Yjeve

“Ishte shumë frikësuese”- Supermodelja zbulon “tmerrin” që ka përjetuar kur i kërkonin të fotografohej topless në fillimet e karrierës së saj

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Kate Moss

Kate Moss u shpreh se fotosesionet ku duhej të shfaqej lakuriq ishin “shumë frikësuese” në karrierën e saj të hershme të modelimit.

Ajo ka forcuar statusin e saj si një nga supermodelet britanike më të suksesshme, pasi e kishin kërkuar për të bërë diçka të tillë që në moshën 14-vjeçare, shkruan “Mirror”.

Megjithatë, modelja tregoi edhe anën e errët të industrisë së modelingut, ku adoleshenteve u është ushtruar presion për të realizuar sete fotografish lakuriq.

Image

Gjatë një interviste, Kate zbuloi se madje disa fotografë vendosin të punojnë vetëm me modele që pranojnë të ketë elementë lakuriqësie gjatë xhirimeve.

“Ky ishte edhe rasti im. Disa fotografë nuk pranonin ta realizonin setin fotografik nëse nuk kishte një element topless. Kjo ishte shumë e zakonshme atëherë dhe është ende edhe tani, por për disa vajza, kjo mund të ishte shumë frikësuese,”– tha ajo për “Reader Digest”.

“Kishte shumë xhirime në ditët e para kur unë ndihesha jashtëzakonisht në siklet”,- vazhdoi ajo.

Image

Vajza e Kate, Lila, ka në paln të ndjekë hapat e nënës së saj. Ajo iu bashkua kësaj fushe në vitin 2019.

Në muajin janar, nënë e bijë, sfiluan për markën “Fendi”, për javën e modës në Paris.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat