Klaudia Pepa shkëlqen në videoklipin e artistit italian

Bota e Yjeve

Klaudia Pepa shkëlqen në videoklipin e artistit italian

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Klaudia Pepa

Klaudia Pepa kishte paralajmëruar prej kohësh se shumë shpejt do të vinte si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro. Projekti është publikuar më në fund ditën e sotme dhe me gjithë krenari mund ta themi se balerina shqiptare ka shkëlqyer në të. Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia shfaqet si personazh kryesor.

Në qendër të kësaj kënge është një histori dashurie, që nis që në fëmijëri. Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët. Ndërsa i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.

Përveç se duket në formë perfekte, Klaudia ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në këtë videoklip. Balerina shqiptare ka publikuar në rrjete sociale disa imazhe të shkëputura nga videoklipi i këngës dhe është shprehur shumë e lumtur që ju dha mundësia të bashkëpunojë me një artit si Fabrizio Moro.

“Sapo u publikua ‘Voglio Stare Con Te’. Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ku kam kërcyer për këtë këngë kaq të bukur të Fabrizios, një artist që unë e respektoj shumë”, ka shkruaur Klaudia Pepa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat