Ç’titull do të marrë pas lindjes bebushi numër dy i Meghan Markle dhe Harry-t?

Bota e Yjeve

Ç’titull do të marrë pas lindjes bebushi numër dy i Meghan Markle dhe Harry-t?

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Meghan Markle

Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë dy ditë më parë lajmin se do të bëhen sërish prindër.

Bebushi numër dy është rrugës dhe Archie do të bëhet së shpejti vëlla i madh. Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera, i cili është qepur posaçërisht për të gjatë kohës që ishte shtatzënë me Archie-n.

Përveç kësaj një domethënie shumë të bukur kishte edhe data në të cilën Meghan dhe Harry dhanë lajmin e bukur. Ekzaktësisht 37 vite më parë në gazeta u bë publik lajmi se Princeshë Diana ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, pra në pritje të Harry-t.

“Sekreti pas buzëqeshjes…një fëmijë!”, shkruhej në ballinën e “Daily Mail” në vitin 1984 për Princeshë Dianën.

“Një fëmijë shtatori për Princeshën”, shkruante “The Telegraph” asokohe, duke shtuar se “Mbretëresha thotë se është shumë e kënaqur”.

Por, njerëzit kanë nisur të vrasin mendjen se ç’titull do të mbajë bebushi i dytë i Meghan dhe Harry-t dhe në radhë të parë fare, a do të mbajë ndonjë titull.

Sipas rregullave mbretërore, fëmijës së dytë të çiftit nuk i takon asnjë titull, vetëm nëse këttë vendim e ndryshon vetë mbretëresha.

Megjithatë, Meghan dhe Harry hoqën dorë me dëshirë të plotë nga titujt mbretërorë dhe thuhet se s’dëshirojnë asnjë titull për fëmijët e tyre, edhe nëse rregullat thonë të kundërtën.

Mbetet të presim për ta zbuluar!

Image
Gazeta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat