Ndërron jetë reperi Ketchy The Great pas aksidentit me veturë

Bota e Yjeve

Ndërron jetë reperi Ketchy The Great pas aksidentit me veturë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Ketchy The Great

Reperi i njohur, Ketchy The Great, ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident me veturë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i tij, ndërsa edhe postimet nga miqtë e tij erdhën në rrjetin social Twitter

Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Jameon Davis, është i njohur për punën në grupin Stinc Team.

Image

Famën reperi e mori në një paraqitje që bëri në Los Angeles, duke mbajtur ‘freestyle’ në publik.

“If I Go Broke” ishte projekti muzikor i parë që erdhi në treg 2017, kurse u prit tejet mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

Theksojmë Ketchy do të mbahet mend si artist, përfshirë edhe për prodhimtarinë muzikore. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat