Pa dalë mirë lajmi i shtatzënisë, Meghan-it prej dylli iu rrit barku

Bota e Yjeve

Pa dalë mirë lajmi i shtatzënisë, Meghan-it prej dylli iu rrit barku

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 08:14
Meghan Markle

Të dielën Meghan dhe Harry ndanë me të gjithë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti publikoi një foto ku Meghan shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Pas lajmit, skulpturës me dyll të Meghan-it i është bërë një rregullim dhe tashmë kjo vepër ka një bark të rrumbullakosur.

Jo vetëm kaq pasi skulptura u zhvendos në Kopshtin e Sidnejt për një set fotografik. Në skulpturë shfaqet Meghan me një fustan me printe leopardi teksa një kangur i puth barkun.

Sidnej ka një lidhje të veçantë me Meghan, princin Harry dhe Archie. Duka dhe dukesha ndajnë lajmin se do bëheshin prindër për herë të parë pak para se të nisnin turin e tyre në Australi. Çifti bëri daljen e parë publike në Sidnej. Gjithashtu dhuratat e para për Archien i kanë marrë në Sidnej nga guvernatori Australian Peter Cosgrove dhe bashkëshortja e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat