Aktorët e njohur të “Game Of Thrones” bëhen prindër për herë të parë! Ja gjinia e foshnjës

Bota e Yjeve

Aktorët e njohur të “Game Of Thrones” bëhen prindër për herë të parë! Ja gjinia e foshnjës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:45
Rose Leslie dhe Kit Harington

Dy yjet e “Game Of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington, janë bërë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetë djalin e tyre.

Ishte përfaqësuesi i tyre ai që konfirmoi ardhjen në jetë të vogëlushit të martën, sipas “Daily Mail”.

Dy aktorët 33-vjeçarë, të cilët u dashuruan gjatë xhirimeve, zbuluan shtatzëninë kur Rose shfaqi barkun e rrumbullakosur në shtator të vitit që lamë pas.

Image

Një fotografi bardh e zi nga xhirimet për revistën Make e tregonte aktoren rrezatuese. Rose njihet nga të gjithë për rolin e saj si Ygritte në serial, që fatkeqësisht nuk arriti deri në finale.

Emri i djalit nuk është zbuluar ende. Madje, nuk ka asnjë lajm zyrtar nga çifti për faktin që janë bërë prindër për herë të parë.

Duke folur për revistën “Stylist” për kohën e saj në karantinë, Rose tha: “Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Burri im dhe unë ishim me fat që kaluam izolimin në fshat. Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, sigurisht që na ka ngadalësuar”.

Image

Çifti e mbajti martesën e tyre private dhe para ceremonisë nuk ishin shfaqur në publik së bashku për më shumë se gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat