Njihuni me Gilin, këngëtarin e ri shqiptar që ëndërron të bëhet si Justin Bieber

Bota e Yjeve

Njihuni me Gilin, këngëtarin e ri shqiptar që ëndërron të bëhet si Justin Bieber

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:07
Gili

Ai quhet Gilberto Daja, por pëlqen që ta thërrasin Gili, duke dashur që ky të jetë edhe emri i artit. Kënga e tij e fundit quhet "Lonely", e cila është edhe nga hyrjet më të reja në Top Awards. Gili jeton në Itali ku ka ikur së bashku me familjen që në moshën 8 vjeç dhe sot është 19 vjeç.

Theksi i tij italian të bie direkt në sy sapo flet me të, por në muzikë ai ka zgjedhur që të prezantohet në gjuhën angleze.

Gilberto nuk e ka nisur rastësisht rrugëtimin në muzikë, pasi thuajse të gjithë familjarët e tij janë muzikantë dhe e kanë trashëguar këtë talent. Po ashtu edhe kërcimi është një tjetër pasion i tij të cilin e ka ushtruar për rreth 7 vite.

Në një lidhje me Skype për “Wake Up”, artisti tregoi se frymëzohet nga Justin Bieber, Rita Ora dhe Dua Lipa.

“Kënga lindi se kam pasur një marrëdhënie miqësie që e humba dhe kur shkrova ‘Lonely’, e transformova në histori dashurie. Është më reale dashuria se sa një miqësi. Mu deshën 3 javë ta përgatisja këngën, por videoklipin e kam bërë këtë verë në Shqipëri.

E ndjej më shumë në veten dhe ndoshta se këngëtarët e mi të preferuar janë anglez, amerikanë. Sot është më e vështirë, por edhe më e lehtë se të gjithë kanë dëshirë të futen. Justin Bieber se ishte mosha ime kur nisi muzikë, Dua Lipa më pëlqen se ka karrierë të madhe dhe me albumin e fundit që ka bërë, Rita Ora sepse është më e hapur, ndryshon gjithmonë me stil, me atë që prezanton.”

Ndërsa artistët e tjerë shqiptarë që i pëlqejnë janë Anxhelo Koçi dhe Dafina Zeqiri. I pyetur se me cilin artist do fliste mes Elgit Dodës, Butrint Imerit, Ylli Limanit dhe Mozzik, Gili përmendi emrin e Butrintit.

Image
Gili

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat