Fjoralba Ponari në izolim po ndjen mungesën e një personi të vetëm

Bota e Yjeve

Fjoralba Ponari në izolim po ndjen mungesën e një personi të vetëm

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:06
Fjoralba Ponari

Mbrëmjen e djeshme Fjoralba Ponari zbuloi se është infektuar për herë të dytë me Covid-19. Moderatorja tregoi se tashmë po vuan më shumë se herën e parë dhe se nuk ndihet mirë fizikisht për shkak të dhimbjeve të fuqishme të kockave.

“Si po e kalon Covid-in? A është më e lehtë me antitrupat?”- e pyet dikush.

“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe.” – shkruan ajo, e cila tregon edhe simptomat:

“Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”

Fjoralba ka treguar se kanë kaluar 7 muaj nga infektimi i saj i parë, gjatë verës së vitit që lamë pas.

Moderatorja është izoluar e vetme në shtëpi dhe siç duket ka nisur ta ndjejë mungesën e njerëzve të afërt, por sidomos të partnerit të saj. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur se kush i mungon më shumë në izolim dhe ajo i është përgjigjur me një foto me të dashurin e saj shoqëruar me figurën e një fytyre të mërzitur.

Kujtojmë se para disa muajsh mediat zbuluan se partneri i saj quhet Françesko dhe është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. Pasi lajmi mori dhenë moderatorja vendosi të mos fshihej më dhe të shfaqte hapur dashurinë e saj ndaj Françeskos.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat