“Nuk ishte e lehtë të vishje takat, të dukeshe mirë dhe…”- Aurela Gaçe rrëfen dhimbjen që ka përjetuar 40 ditë pasi u bë nënë për herë të parë

Bota e Yjeve

“Nuk ishte e lehtë të vishje takat, të dukeshe mirë dhe…”- Aurela Gaçe rrëfen dhimbjen që ka përjetuar 40 ditë pasi u bë nënë për herë të parë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe ka folur së fundmi për sakrificat që i janë dashur të bëjë për familjen dhe ka rrëfyer udhëtimin më të dhimbshëm emocionalisht për të.

Këngëtarja ishte e ftuar tek “E ardhmja është vajzë”, ku tha se ndonëse mund të mos e besojnë të gjithë, pasi ka lindur vajzën e parë kishte nevojë për para, për shkak se nuk kishte punuar prej një viti nga shtatzënia.

Kështu, ajo tregoi se edhe profesioni si këngëtare nuk është i lehtë dhe shpesh bëhen edhe sakrifica si ajo që rrëfeu Aurela.

Image

“Shumë i dhimbshëm ka qenë udhëtimi im i parë, mbasi kam lindur Grace-in. Ka qenë një udhëtim që , le të themi, e kam larë me lot gjithë udhëtimin derisa jam kthyer. Më është dashur të shkoj në Amerikë. Kisha rreth një vit që e kisha bërë kontratën. Grace ishte vetëm 40 ditëshe.

Në këto 40 ditët e para unë isha dhe e operuar, lindja u bë nëpërmjet lindjes çezariane. Nuk ishte e lehtë të vishje takat, të dukeshe mirë dhe sa më pyesnin: ‘Si është vajza?’, unë thoja: ‘Oh, mos më pyesni!’.

Doja të gjeja dhe një arsye shumë të fortë që ‘pse jam këtu’, kur isha në koncert.

Image

E di që njerëzit mendojnë se këngëtarët shqiptarë notojnë në para, por ne kemi nevoja gjithmonë për të mbajtur familjen, sepse është mënyra e vetme me të cilën ne jetojmë. Dhe për një vit nuk kisha punuar, sepse isha shtatzënë dhe e kisha të nevojshme të punoja.

Ka qenë vërtetë udhëtim shumë i dhimbshëm nga ana shpirtërore, megjithatë vajzat sot janë duke u rritur me figurën e prindërve që kërkojnë shumë”, tha ajo.

Aurela është nënë e dy vajzave, Grace nëntë vjeç dhe Abigail Isabelle, 4 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat