Ende ka shpresë në martesën e Kim Kardashian me bashkëshortin

Bota e Yjeve

Ende ka shpresë në martesën e Kim Kardashian me bashkëshortin

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Kim Kardashian dhe Kanye West

Reperi, Kanye West është fotografuar në publik pas thashethemeve për ndarje nga blogerja e njohur.

Ai u pa i pa disponuar mirëpo një detaj i cili tërhoqi vëmendjen ishte unaza në dorën e tij.

Të mërkurën u raportua se Kim shkëlqeu në paraqitjen e saj teksa Kanye nuk dukej edhe aq mirë.

Image

Megjithëse dukej se Kanye po i jep martesës edhe një shans tjetër duke mbajtur unazën edhe pse Kim kohët e fundit u fotografua pa të dhe thuhet se po përgatitej të paraqiste divorcin së shpejti.

Pas thashethemeve për ndarje, Kanye West ka qëndruar në shtëpinë e tij në Wyoming. Një burim i afërt me reperin ka zbuluar për “Hollywood Life” se ai po kalon një kohë vërtet të vështirë ndërsa merret me divorcin.

“Ai po lufton duke e ditur që divorci po afron dhe po afron. Ai e di që është e pashmangshme dhe tani, është vetëm çështje se kur po ndodh e gjitha”.

Image

Ndryshe, Kanye bashkë me Kim ka katër fëmijë vajzën North, , Chicago, tre Saint, pesë dhe Psalm një.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat