Greta Koçi: Kam dhuruar shpërblimin e çmimit të parë për familjet e prekura në Gërdec

Bota e Yjeve

Greta Koçi: Kam dhuruar shpërblimin e çmimit të parë për familjet e prekura në Gërdec

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:50
Greta Koçi

Greta Koçi foli për humanizmin në postimin e saj të fundit.

Greta Koçi kohën e fundit nuk është shumë aktive në rrjete sociale, por i mban ndjekësit të informuar për të rejat rreth saj përmes rrjeteve sociale.

Së fundi, këngëtarja ‘sfidoi’  ndjekësit në Instagram, duke ua shtruar pyetjen “Nëse ti do të ishe “UNË”, cila do të ishte gjëja e parë që do të bëje si i famshëm?”.

Image

Një prej tyre i tha se do të bënte bamirësi tek fëmijët në nevojë, duke theksuar faktin se ka dhuruar para për ngjarjen e Gërdeecit.

“Sh mire do benit, po e kam bere, kam dhuruar shperblimin e cmimit te pare ne festival per familjet e prekura nga Gerdeci”, ishte përgjigja e saj.

Image

Kujtojmë se “Dola n’penxhere” titullohet projekti i fundit i Greta Koçit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat