“Dancing On Ice” kritikohet nga shikuesit pasi ftuan Rita Orën të performojë

Bota e Yjeve

“Dancing On Ice” kritikohet nga shikuesit pasi ftuan Rita Orën të performojë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:46
Rita Ora

Spektakli i famshëm birtanik “Dancing On Ice” ka pranuar ankesa të shumta pasi ftuan Rita Orën të performojë

30-vjeçarja këndoi këngën e saj më të re “Bang Bang” në një performancë të regjistruar paraprakisht, por fansat nuk patën konsideratë për faktin se ajo ende e ka të freskët skandalin e thyerjes së rregullave të izolimit që bëri muaj më parë, shkruan DailyMail.

Të tërbuar për përshtatshmërinë e paraqitjes së saj në shfaqjen e ITV, disa shikues u ankuan në vëzhguesin e televizionit dhe Ofcom konfirmoi të mërkurën se kishin pranuar dhe më pas paraqitur 78 ankesa kundër programit.

Zyra e Komunikimeve, e njohur zakonisht si Ofcom, është autoriteti rregullator dhe i konkurrencës i aprovuar nga qeveria për transmetimin, telekomunikacionin dhe industritë postare të Mbretërisë së Bashkuar. Ofcom ka fuqi të gjera në të gjithë sektorët e televizionit, radios, telekomit dhe sektorit postar.

Të dielën, adhuruesit e shfaqjes gjithashtu u shprehën të mllefosur në rrjetin social Twitter për të kritikuar vendimin e kanalit për të shfaqur Ritën – e cila është ende relativisht e përfshirë në skandal pas tentimit të organizimit të festës së saj të paligjshme për ditëlindjen e 30-të.

Image

Pavarësisht nga kjo, Rita dhuroi një spektakël të vërtetë gjatë paraqitjes në “Dancing On Ice” e veshur me një kostum të kuq për shfaqjen me temë të Shën Valentinit.

Kishte gjithashtu një konfuzion duke qenë se Rita është aktualisht në Australi, ndërkohë që prezantuesit britanikë Holly Willoughby dhe Phillip Schofield e prezantuan performancën e saj si të drejtpërdrejt, ani pse dukej se shfaqja ishte regjistruar paraprakisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat