Xhemi i ka dhënë lamtumirën ekranit e bashkë me të edhe…

Bota e Yjeve

Xhemi i ka dhënë lamtumirën ekranit e bashkë me të edhe…

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:00
Xhemi Shehu

As pudra, as penele, as hijëzues, as qerpikë, buzëkuq e xixa ca më pak.

Xhemi mezi paska pritur të çlirohet nga grimi i ekranit dhe tani që sipas saj i ka dhënë lamtumirën, po shijon ditët make up free, pa iu prishur terezia se fotot përfundojnë në rrjet herë nga mikeshat e herë nga ajo vetë.

Ok, përveç faktit që Xhemi ka luksin të jetë fytyrë e bukur, kësisoj mos të duket asnjëçikë keq nëse nuk i kalon hiç rruga nga pasqyra e grimit, etiketa “gocë ekrani” nuk e kushtëzon fare për të ruajtur imazhin e pispillosur, ose imazhin “vajzë instagrami”, ose “Vip” ose  ç’të jetë.

Mund të gjeni në “Instagramin” e Xhemit kafe me mikeshat, dreka e darka, palestër, shëtitje po grimi është zhdukur pa nam e nishan.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat