U martua me reperin Fero, Arbenita Ismajli ka një mesazh për gjithë ata që kritikuan vendimin e saj: Dikush …

Bota e Yjeve

U martua me reperin Fero, Arbenita Ismajli ka një mesazh për gjithë ata që kritikuan vendimin e saj: Dikush …

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:26
Arbenita Ismajli dhe Fero

Çifti i njohur, Arbenita Ismajli dhe Fero kurorëzuan ditën e enjten dashurinë e tyre në martesë.

Lajmi u zbulua nga modelja në një postim në Instagram, ku ndau me ndjekësit një foto me partnerin dhe shkroi: “Të sapomartuar!”

Ndërsa iu është përgjigjur me anë të një mesazhi të gjithë kritikëve ndaj vendimit të saj për t’i dhënë fund beqarisë.

Ajo u kërkoi njerëzve që të mos paragjykojnë vendimet e të tjerëve, por i këshilloi që të bëjnë gjënë e duhur.

“Dikush diplomohet 21 vjeç, por pret 6 vite për të gjetur një punë të mirë. Dikush nuk është arsimuar, por bëhet milioner që 21 vjeç. Dikush martohet në moshën 20 vjeçare, por divorcohet 5 vite më vonë. Dikush martohet në moshën 33 vjeçare, por gjen dashurinë e përjetshme. Njerëz të ndryshëm, histori të ndryshme dhe të vështira. Ti nuk je vonë. Ti nuk je herët. Ti je në kohë,”- ishte statusi i saj në gjuhën angleze.

Prej kohësh përflitet se reperi dhe modelja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar lajmet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat