Pasi nisi romancën me aktoren 9 vite më të madhe, Harry Styles do të përballet me ish-bashkëshortin e saj për këtë arsye të rëndësishme

Bota e Yjeve

Pasi nisi romancën me aktoren 9 vite më të madhe, Harry Styles do të përballet me ish-bashkëshortin e saj për këtë arsye të rëndësishme

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Olivia Wilde

Pas nisjes së romancës me Olivia Wilde, Harry Styles mund ta gjejë veten në një situatë të vështirë, siç është ajo e përballjes me ish-bashkëshortin e aktores.

Pëlqimi mes dyshes nisi gjatë zhirimit të filmit “Don’t Worry Darling”, i drejtuar nga Olivia, 36 vjeç, dhe me protagonist këngëtarin, 27 vjeç, sipas “The Sun”.

Është pohuar se Olivia është nisur për në Londër pas përfundimit të filmit në SHBA, për të kaluar kohë me Harry-n.

Ish-bashkëshorti i aktores, Jason Sudeikis, po xhiron sezonin e dytë të filmit “Ted Lasso”, dhe fëmijët që ka me Olivia-n po qëndrojnë me të në kryeqytet.

Raportohet se së shpejti Olivia do të bashkohet me fëmijët e saj, prandaj mund të ndodhë një përballje mes Harry-t dhe Jason-it.

Një burim tha: “Ata nuk duan të qëndrojnë të ndarë për shumë gjatë, prandaj ai ka vendosur të vijë me të në Londër. Padyshim që gjërat janë ende në hapat e parë, por ata kanë përparuar shumë që kur dolën bashkë në publik në dasmën e menaxherit të tij.

Vendimi i fundit do të thotë gjithashtu që të gjithë do të përfundojnë duke parë njëri-tjetrin, pasi Jason është në Londër duke filmuar ‘Ted Lasso’ dhë fëmijët janë me të”.

Thuhet gjithashtu se përballja mes dy djemve është e pashmangshme, sepse filmi i ri i Harry-t “My Policeman” do të fillojë prodhimin në të njëjtën studio ku Jason po punon aktualisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat